Njerëzit assesi nuk i paramendojnë gëzimet pa to! E ndërsa fishekzjarrët gjithsesi mund të jenë të dominueshme gjithandej globit sidomos në festat e fundvitit, fëmijët janë ata që rrezikohen. Megjithatë pavarësisht argëtimit, një kirurg i syrit nga Londra, Daniel Ezra, pohon se fishekzjarrët janë aq të rrezikshme sa që shkaktojnë plagë të cilat mund të jenë verbuese, transmeton Klan Kosova. Në rekomandimet e tij dhënë për Daily Mail, kirurgu Ezra, thotë se fishekzjarrët aksidentalisht të keqmenaxhuara, shkaktojnë prishje të kornealit, shkëputje të retinës dhe djegie kimike e termike të qepallave. Ai konsideron se vetëm në Britani të Madhe,m dhjetë njerëz humbin shikimin vetëm nga vëzhgimi i momenteve të pëlcitjes së fishekzjarrëve si pasojë e mbeturinave fluturuese që lirojnë ato. Por ai shton se rreth 300 njerëz në vit vuajnë nga dëmtimet serioze të syve gjatë festimeve me to, njofton Klan Kosova. Kirurgu britanik i syve, nuk harron të zbulojë sekretin duke këshilluar kujdes për fëmijët se vetëm një fishekzjarr liron nxehtë në (982 ° C), temperaturë e ngjashme kjo sa për të shkrirë ari.