Mos e hapni email-in dhe sidomos attachments dërguar nga përdorues me pseudonimin Whatsapp. “Bëhet fjalë për një material që përmban viruse informatike,” shkruan Policia Italiane e Shtetit në profilin e saj në Facebook “Un avita da social”, shkruajnë mediat italiane. “Për më shumë se një vit është konsoliduar mania e mesazheve zanore # Whatsapp që u janë shtuar mesazheve tradicionale në chat”, thuhet në postimin e policisë. Përdoruesit e aplikacionit më popullor të momentit për mesazhet mund të dërgojnë një audio, në mënyrë për të shmangur bisedat e gjata që ndonjëherë janë të komplikuara për shkak të kohës ose për shkak se duart mund të jenë të zëna me diçka tjetër. “Por ka një mashtrim, mundësisht i rrezikshëm që ka të bëjë me viruset që infektojnë kompjuterin tuaj,” paralajmëron policia. Në të shumtën e rasteve kjo i lejon piratët informatikë që të kontrollojnë pajisjet e prekura nga virusi, duke arritur të verifikojnë në distancë kombinimet digjitale të tasteve në tastierë.