Fëmijët mund të çajnë tullumbace vetëm kur kanë vënë mbrojtëse veshësh, kanë thënë ekspertët e dëgjimit. “Daily Mail” duke iu referuar asaj që specialistët e dëgjimit kanë thënë, raporton se çarja e një tullumbaceje është e njëjtë me zhurmën që lëshon shotgani. Kur tullumbacet çahen ndërkohë që janë duke u fryrë, zhurma e tyre është më e madhe në krahasim me plasjen e tyre kur çahen me një gjilpërë apo diçka të mprehtë. Kërkuesit kanë thënë se dëmet që shkakton tullumbacja e çarë për veshët e fëmijëve mund të jenë të parikuperueshme, prandaj prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm me fëmijët e tyre dhe festat e organizuara ku përdoren ato. Në bazë të eksperimenteve të bëra, studiuesit thanë se një tullumbace shumë e fryrë kur çahet shkakton një zhurmë 168 decibel, që është 3 decibel më e lartë se e shtëna e një shotgani, model 12.