Implantimi i protezave në gji mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit. Është Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Ilaçeve (FDA), që po i rikthehet kësaj çështjeje gjashtë vjet pas paralajmërimit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Një pyetje e vjetër/ Agjencia rregullatore e SHBA që në fillim të vitit 2011 kishte folur për një lidhje të mundshme midis kancerit të gjirit dhe protezave të implantuara dhe tani ka përforcuar pozicionin e saj në këtë drejtim. FDA citon të dhënat e 359 grave, nga të cilat nëntë kanë vdekur, se pas vendosjes së protezave kanë zhvilluar një kancer të gjakut, një formë e rrallë e Limfoma jo-Hodgkin. Vitin e kaluar ishte autoriteti rregullator francez që ndërhyri duke marrë masa për të gjithë aplikuesit që nuk ofronin kushtet maksmale të sigurisë. Ata që nuk plotësonin kriteret, ishin ndaluar t’i ofronin këto shërbime.
Analiza e plotë në terren/ Në Britani, Agjencia Rregullatore e Produkteve të Ilaçeve dhe të Shëndetësisë po analizon raportet franceze dhe amerikane. Rasti francez mund të konsiderohet një nga më të rëndësishmit. Sipas një raporti nga Instituti Kombëtar Francez i Kancerit, në fakt, një formë e rrallë e kancerit do të ishte deri 200 herë më e zakonshme tek gratë që morën një implant gjiri. Një grup ekspertësh i themeluar nga Instituti Kombëtar i Kancerit ka arritur në përfundimin se ekziston një lidhje e qartë ndërmjet fillimit të kancerit të gjirit dhe përdorimit të implantit në gjoks. Studimi gjithashtu beson se sëmundja merr një kurs të ngadaltë dhe mund të kontrollohet me heqjen kirurgjike të protezave dhe kapsulës përreth. Për të gjitha gratë që kanë implantë të gjirit, rekomandohet që një kontroll vjetor me ultratinguj. Ekspertët rekomandojnë vëmendje të veçantë për shfaqjen e mundshme të një qeseje të mbushur me lëng pranë implantit. Në këtë rast duhet të drejtoheni patjetër te mjeku për ekzaminim.