Google zhvilloi eventin e tij të përvitshëm për pajiset hardware këtë të mërkurë, ku prezantoi telefonin e ri Pixel dhe Google Home. Por, produkti i cili tërhoqi më shumë vëmendjen gjatë prezantimit ishin një palë kufje. Kufjet me superfuqi, të quajtura Pixel Buds, janë kundërpërgjigjja për AirPod-ët e Apple. Këto kufje bëjnë diçka që kufjet e Apple nuk mund ta bëjnë: Përkthejnë gjuhën e folur në kohë reale. Ky proces realizohet përmes Google Translate, i cili është përfshirë në sistemin e Google Pixel. Mjafton të shtypni kufjen e djathtë dhe të thoni diçka të tillë: “Më ndihmo të flas spanjisht,” (Help me speak Spanish) dhe Google i futet punës, raporton INC.
– Personi pranë jush mund të flasë Spanjisht, ndërkohë kufjet do të bëjnë përkthimin.
– Platforma operon në 40 gjuhë të ndryshme.
– Kufjet Pixel mund të përdoren edhe në iPhone, por përkthimi mundësohet vetëm në telefonat Pixel.
– Kufjet lidhen me Bluetooth me telefonin tuaj dhe çmimi i tyre është 159 dollarë.
– Kufjet Pixel do të dalin në shitje në muajin nëntor dhe do të jenë dhurata më e bukur që mund të merrni për festat e fundvitit.