Kompania Apple në dhjetorin e vitit të kaluar lansoi kufjet AirPods dhe një analist mendon se pajisjet që kushtojnë 160 dollarë do t’i sjell fitime Apple-it. Sipas Gene Munster, analist i pajisjeve të Apple, parashikon se AirPods mund të jenë sukses i madh i gjigantit amerikan, duke tejkaluar edhe suksesin e orës së mençur Apple Watch. “AirPods: Më të suksesshëm se Apple Watch. Brenda dhjetë vjetësh, ne vlerësojmë se kufjet do të sjellin fitime më shumë se Apple Watch. Edhe pse dy pajisjet do të vazhdojnë të rriten, ne parashikojmë se AirPodët do të sjellin fitime njëjtë sa Apple Watch deri në vitin 2022. Çmimi i kufjeve deri në këtë vit do të ngritet nga 159 në 200 dollarë”, ka thënë Munster.