Autoritetet e Arabisë Saudite kanë arrestuar 7 aktivistë të të drejtave të grave, disa javë përpara se mbretëria të heqë kufizimin ndaj femrave për të drejtuar makinën.
Arsyet e arrestimeve nuk janë ende të qarta, por aktivistët thonë se autoritetet po përpiqen ti bëjnë gratë të heshtin.
Kanali shtetëror i lajmeve raportoi se aktivistët ishin arrestuar për vendosen e kontakteve me fuqi të huaja.
Arabia Saudite ka ligje të rrepta, sipas të cilave gratë duhet të kërkojnë leje për vendime dhe veprime të ndryshme.
Kush janë aktivistët e ndaluar?
Gjithsej janë arrestuar shtatë persona, përfshirë dy aktivistë meshkuj. Midis tyre janë Loujain al-Hathloul dhe Eman al-Nafjan, të cilët kanë kundërshtuar publikisht ndalimin e ngarjes së makinës nga femrat, i cili duhet të hiqet më 24 qershor.
Sipas Human Rights Watch, si Nafjan dhe Hathloul nënshkruan një peticion në vitin 2016 për të shfuqizuar sistemi i kujdestarisë mashkullore, që ndalon gratë të udhëtojnë jashtë vendit, të martohen ose të marrin një pasaportë pa lejen e një kujdestari mashkull.
Hathloul është arrestuar dy herë, një herë në vitin 2014, kur ajo u përpoq për të udhëtonte në kufirin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ajo shërbeu 73 ditë në një qendër të paraburgimit për të mitur, dhe dokumentoi shumë nga përvojat e saj në Twitter.
Hathloul u arrestua përsëri në qershor 2017, kur mbërriti në aeroportin e Dammamit, në lindje të Arabisë Saudite, por u lirua disa ditë më vonë.
Aktivistja saudite u rendit e treta në listën e grave më të fuqishme arabe në botë në vitin 2015 dhe është shfaqur së bashku me figura të profilit të lartë, siç është dukesha e Sussex, Meghan Markle në samitin e One Young Ëorld në vitin 2016 për udhëheqësit e rinj.
Nafjan goditi gjithashtu titujt e mediave në vitin 2013 kur u filmua me një aktiviste tjetër duke i dhënë makinës në kryeqytetin saudit, përpara se ajo të ndalohej nga policia.
Nafjan u lirua, por nuk pranoi të nënshkruante një marrëveshje se ajo nuk do të ngiste makinën.