Kufizimi evropian i çmimit të gazit do ta prishë tregun për rreth 33 miliardë dollarë

Nëse realizohet plani i Brukselit për të vendosur kufizim të çmimit të treguesit kyç referent për gaz në Evropë, tregtarët do të duhet të parashikojnë pagesa për 33 miliardë dollarë shtesë, theksohet në Bursën interkontinentale londineze (ICE).

Prodhuesit dhe tregtarët të cilët mbështeten në qendrën holandeze për fjuçersa për gaz TTF do të mund të përballen me 80 për qind rritje të pagesave. Një paralajmërim të tillë ka dërguar tek Komisioni Evropian, shkruan “Fajnenshël Tajms”, duke iu referuar memorandumit tek i cili gazetarët kishin qasje.

Rritje të tillë të depozitave të garancisë mund të “destabilizojë tregun”, shtoi platforma e këmbimit që menaxhon tregun e fjuçersave, TTF.

Advertisements

Sipas Bankës Qendrore Evropiane (ECB), depozitat garantuese dhe fjuçersat që i shfrytëzojnë prodhuesit e energjisë tashmë janë dyfishuar në çmim këtë vit. Kjo ka detyruar shumë kompani të përdorin linja krediti dhe të bëjnë më shumë transaksione private privatisht, sepse depozitat e sigurisë janë më të vogla.

BE-ja punon në finalizimin e planeve për kufizimin e çmimeve të gazit për shkak të krizës energjetike në Evropë. Komisioni Evropian dje propozoi të mos blihet gaz në BE me çmime mbi 275 euro për megavat orë.