Athinë, 26 shkurt – Greqia në mënyrë shtesë do t’i përforcojë masat për mbrojtje nga virusi korona në vendkalimet kufitare Evzoni me Maqedoninë e Veriut dhe Kakavijë me Shqipërinë, të cilat punojnë nga ora 7 deri në orën 19, në vend që deri në orën 23, ndërsa në ditë do të lejohet të kalojnë më së shumti 400 persona.
Masat, pasdite i bëri të ditur zëvendësministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë Nikos Hardaljas, i cili tha se “që të shmanget përhapja shtesë e virusit nga pikat hyrëse tokësore, nga e hëna 1 mars në orën 6 në mëngjes deri të hënën më 15 mars në orët 6 në mëngjes”, vendosen kufizimet.
Në vendkalimet kufitare, të gjithëve detyrimisht do t’u bëhet testi rapid, përfshirë edhe shoferëve të kamionëve, gjatë rezultatit pozitiv nuk do lejohet hyrja, ndërsa për të gjithë, mbetet detyrimi për vërtetimin për test negativ PCR, por edhe karantinë të detyrueshme në shtëpi 14 ditë, në vend shtatë siç ishte deri më tani.
Paralelisht, Hardaljas, bëri të ditur se karantina e rreptë në rajonin Atika, rajon më i gjerë i Atikës vazhdon për një javë, gjegjësisht në vend deri më 28 shkurt do të zgjasë deri më 8 mars.
Nga 11 shkurti në kryeqendrën greke janë vendosur kufizime të rrepta dhe orë e vazhduar policore për fundjava, që fillon nga ora 18, në vend që në orën 21 siç është nga e hëna deri të premten.