Shkup, 16 tetor – Më shumë institucionet shtetërore, duke përfshirë Ministrinë për Punë të Brendshme dhe Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion, së fundmi kanë realizuar një aksion për kapjen e 14 trafikantëve të imigrantëve. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski duke e sqaruar këtë aksion policor, tha se të dyshuarit kanë bërë organizimin e transportit të emigrantëve nga kufiri jugor i Maqedonisë së Veriut, drejt rajonit të Kumanovës dhe Likovës. Siç deklaroi Angellovski, qëllim final i trafikantëve ka qenë transporti i emigrantëve drejtë pjesës veriore të vendit, shkruan gazeta KOHA.
“Gjatë tetë muajve të kaluar u realizuan hetime kriminele mbi një grup kriminelësh prej 14 persona, me strukturë të definuar dhe hierarki të vendosur. Ky grup kriminelësh nga muaji mars i këtij viti deri tash, ka organizuar trafikimin e 400 emigrantëve, me prejardhje nga Afganistani, Pakistani, Iraku, Banglladeshi dhe vendeve tjera nga Lindja e Mesme. Këto emigrantë paraprakisht kanë qëndruar në Republikën e Greqisë, mes të cilëve ka pasur edhe fëmijë. Në bazë të këtyre veprimeve ky grup kriminel për trafikimin e emigrantëve ka përfituar nga 150 deri në 200 mijë euro. Pjesa dërmuese e anëtarëve të grupit kanë qenë nga Haraçina, ndërkohe në pjesë e tyre kanë qenë banorë të fshatit Bogorodicë, Marvinci, gjegjësisht një i dyshuar është nga qyteti i Bogdancit. Krahas anëtarëve të thjeshtë, ky grup është përbërë edhe nga nëpunësi policor F.A, gjegjësisht kandidati për polic B.G. Detyre e tyre gjatë bashkëpunimit me anëtarët tjerë ka qenë njoftimi për patrullat eventuale të vendosura nga policia.
“Pasi që imigrantët në terrorin e Maqedonisë së Veriut ilegalisht janë transportuar nga pjesa e Greqisë, përmes të ashtu quajturës ‘kufiri i gjelbërt’, në rrethinën e Gjevgjelisë dhe Dojrani, me ndihmë e udhëzuesve (pas marrëveshjeve paraprake) ata janë dërguar në lokacionet e caktuara. Nga këtu anëtarët e grupit kriminel i kanë pranuar imigrantët me automjete udhëtim dhe i kanë transportuar në lokacione afër fshatrave Marvinci, Furka, Bogdanci, Udovo dhe Demir Kapi. Tutje, emigrantët janë transportuar në lokacionet në autostradën Kumanovë – Pika Kufitare ‘Tabanoc’, ku janë pritur nga persona tjerë. Më pas imigrantët janë vendosur në fshatrat Vaksincë dhe Llojan, ku përkohësisht janë vendosur dhe strehuar në objektet e bashkëpunëtorëve dhe asistuesve të grupit kriminele, për tu transportuar përfundimisht drejtë kufirit verior”, tha Angellovski. Ndryshe, si rezultat i këtij aksione janë bastisur gjithsej 12 objekte në Shkup,Gjevgjeli dhe Vallandovë. (koha.mk)