Likovë, 28 maj – Objekti kufitar në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë, mes fshatit Stançiç dhe Bellanoc është para përfundimit, shkruan gazeta KOHA. Sipas informatave të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, më 26 korrik do të bëhet hapja solemne e kësaj pike kufitare që do të lidhë qytetin e Gjilanit dhe Kumanovës. (koha.mk)