Juraj Kucka pritet ta kompletojë transferimin e tij te Parma nga Trabzonspori. Mediat italiane e kanë konfirmuar lajmin se klubi turk ka pranuar që kjo marrëveshje të realizohet, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA.
Mesfushori sllovak pritet t’i kryejë testet mjekësore përpara se të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2022 me klubin italian. Kucka kthehet në Seria, pasi më parë ka qenë lojtar i Genoas dhe Milanit. Mesfushori do t’i mbushë 32 vjet në muajin që vjen.