Ministria e Ekonomisë edhe këtë vit vazhdon me subvencione për përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe u bën thirrje dhe i nxit të gjithë të cilët pas 31 janarit kanë blerë dhe kanë instaluar PVC dhe dritare nga alumini ose kolektorë diellorë të parashtrojnë kërkesë për kompensim të pjesës nga mjetet e investuara. “Këtë vit për herë të parë vendoset masë stimulative për kompensim të harxhimeve për PVC të blera dhe të instaluara dhe dritare nga alumini. Në buxhetin e Ministrisë së Eknoomisë për këtë dedikim janë siguruar 20 milionë denarë, me të cilat do të kompensohen një pjesë e harxhimeve nme vlerë prej 50 për qind nga investimi i përgjithshëm, por jo më shumë se 500 europër një amvisëri”, tha ministri i Ekonomisë Driton Kuçi në konferencën e sotme për shtyp.
Ai potencoi se ndarja e kompensimit do të bëhet me parimin “i pari vjen i pari shërbehesh”. Për subvencionimin e sistemeve të instaluara diellore termale kolektore në amvisëri, siç theksoi, këtë vit Ministria ndan më shumë mjete, respektivisht 16 milionë denarë. “Kjo masë me sukses realizohet nga viti 2007. Me të kompensohen një pjesë e harxhimeve me vlerë prej 30 për qind nga investimi i përgjithshëm, por jo më shumë se 300 euro për një amvisëri. realizimi i të drejtës së kompensimit është me rrugë të tërheqjes publike që do të mbahet më 22 shtator 2017”, tha Kuçi. Ai përkujtoi se më 31 janar këtë vit në dy gazeta ditore dhe në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë janë publikuar shpalljet në të cilat janë konfirmuar kushtet që duhet të plotësohen nga ana e kërkuesit për marrjen e subvencioneve për dritare të instaluara dhe kolektorë diellorë.