Lubjanë, 11 qershor – Presidenti i parë i Sllovenisë, Milan Kuçan, deklaroi se padyshim ekziston non-pejper për ndryshim të mundshëm të kufijve në Ballkan, megjithëse zyrtarët sllovenë mohojnë çdo përfshirje.
“Nuk e di se çfarë e bëri Presidentin (Borut) Pahor ta bënte atë pyetje. Ai e mohon këtë, duke thënë se pozicioni i tij është i qartë se nuk ka diskutim për ndryshimin e kufijve. Kjo është mohuar edhe nga Kryeministri i Qeverisë sonë, por padyshim që ka non-pejper të tillë. Tani rezulton se Brukseli e di se kush është autori i non-pejperit, si dhe përmbajtjen e saj, por ata nuk duan ta zbulojnë për shkak të efektit të tij shkatërrues në marrëdhëniet ndërkombëtare,” deklaroi Kuçan për Radio Evropa e Lirë.
Kuçan shtoi se Sllovenia nuk mund të merrte një qëndrim të ndryshëm nga qëndrimi ndaj pavarësisë së vendit – që të gjitha republikat kanë të drejtë për shtetet e tyre dhe shpërbërja e Jugosllavisë të përfundojë brenda kufijve ekzistues.
Pra, asnjë rishikim i kufijve nuk është në diskutim, theksoi Kuçan.