Kubo huazohet te Valladolidi

Real Valladolid pritet të huazojë futbollistin ofensiv japonez të Real Madridit, Takefusa Kubo, raportoi “Marca” të enjten. Kubo pritet të huazohet për një stinor.

Mesfushori japonez do të huazohet te Valladolidi për të luajtur rregullisht në La Liga, pasi krerët e Real Madridit kanë preferuar të ketë më tepër lojë sesa të lënë atë të kalojë kohë në skuadrën e dytë të Realit, që garon në rangje më të ulëta.

Kubo 18-vjeçar është transferuar në këtë afat kalimtar nga FC Tokyo te Reali. Kubo më herët kishte qenë në akademi të Barcelonës.