Havana, 6 dhjetor – Kubanezët nga sot do të kenë qasje në internet përmes telefonave të tyre celularë, kumtoi kompania shtetërore telekomunikuese Eteksa, që është kthesë në vendin që është ndërlidhje kohë të gjatë ishte mes më të voglave në Hemisferën Perëndimore.
Pothuajse gjysma e 11,2 milionë banorëve në Kubë kanë telefona celularë, por megjithatë, nuk do të kenë mundësi të gjithë të lejojnë internet në celular.
Drejtorët e Eteksa në një emision informativ televiziv, publikuan pako të ndryshme njëmujore, duke filluar nga 600 megabajtë me çmim nga shtatë dollarë për pako, deri në 4 gigabajtë për 30 dollarë. Nëse shfrytëzuesi nuk dëshiron pako, 100 megabajtë do të kushtojnë 10 dollarë.
Këtë çmim nuk do të mund t’ia lejojnë vetes shumë kubanezë, për shkak se rroga mesatare në vend arrin rreth 30 dollarë në muaj dhe shumë mbështeten në ndihmën financiare nga familjarët jashtë vendit ose punojnë punë shtesë që ta plotësojnë buxhetin familjar.