Kualifikohet në Premierligë pas 45 vitesh

Premierliga e sezonit 2017-2018 kompeltohet me Hudersfield, e cila pasditen e sotme u ngjit në elitën e futbollit anglez pas plot 45 vitesh. Ndeshja e play-off-it me Reading që u zhvillua në mitikun “Wembley” përfundoi me porta të paprekura, teksa u deshën gjuajtjet e penalltive për të shpallur fituesin. Nga pika e bardhë më të saktë u treguan lojtarët e Huddersfield, që fituan 4-3 dhe siguruan ngjitjen në Premierligë para 77 mijë spektatorëve. Suksesi i arritur do t’i sjellë klubit dhe 200 milionë paund, të cilat do t’i shërbejnë për të forcuar skuadrën për sezonin e ri.