Unai Emery e ka pranuar se kualifikimi i Arsenalit për në Ligën e Kampionëve do të jetë më i vështirë për Arsenalin pas humbjes 1-0 nga West Hami. Topçinjtë momentalisht është në pozitën e pestë me 41 pikë, aq sa ka edhe Manchester United, transmeton gazeta Express, përcjell gazeta KOHA.
“Tani është më e vështirë, është e qartë”, tha spanjolli. “Mendoj se gjëja më e rëndësishme për ne është kthimi i vetëbesimit. Mundësi jonë është që të qëndrojmë afër tyre, mirëpo këto rezultate po e bëjnë më të vështirë këtë gjë”, deklaroi Emery.
Arsenali në javën e ardhshme e pret Chelsea, që është në pozitën e katërt me 47 pikë, dhe me rast fitoreje do t’i afrohej në 3 pikë diferencë.