Një numër i konsiderueshëm i fëmijëve me sëmundje malinje që mjekohen në Klinikat në Shkup vijnë nga qytetet tjera të shtetit. Organizata qytetare “Sano” ka ndërtuar një shtëpi për prindërit që vijnë nga brendësia e shtetit. Aty qëndrojnë prindërit derisa fëmijët e tyre marrin terapinë e duhur mjekësore.