Ashtu sikurse nuk ka një gjen të inteligjencës, nuk ka as edhe një zonë të trurit ku mund ta gjejmë. Sigurisht, dimë që është e lidhur me eficencën e neuroneve, domethënë shpejtësinë me të cilën truri arrin të përpunojë informacionet. Sa për vendin, apo vendet, studimet e kryer me teknika të neuroimazherisë, si rezonanca manjetike funksionale, nuk kanë arritur ende rezultate përfundimtare. Disa studiues kanë sugjeruar vendin e funksioneve të veçantë njohës: kujtesa e punës, për shembull, duket se e ka vendin pjesërisht në pjesë të korteksit paraballor dhe pjesërisht në strukturën që quhet hipokampus. Të tjerë studime tregojnë një vendndodhje në pjesët e pasme të trurit për inteligjencën e kristalizuar, dhe në lobet ballore për atë fluide. Të tjerë studiues kanë identifikuar një qark kompleks që aktivizohet gjatë detyrave intelektive, duke u nisur nga zona të thella, për të mbërritur tek ato kortikale.