Një grup i anëtarëve të Ku Klux Klan u fotografua jashtë një qendre islamike në Irlandë të Veriut, mbrëmjen e së dielës. Nga imazhet kuptojmë qartë se pjesëtarët e grupit racist kanë sulmuar disa njerëz që ishin duke ecur në rrugë. Fotot e publikuara në rrjet, sipas asaj që raporton The Independet, kanë nxitur shumë polemika dhe indinjatë. Deputeti Jim Shannon ka deklaruar se k asi qëllim që të dënojë këto lloj sjelljesh.
“Policia ka konfirmuar se po e trajton këtë si një krim urrejtjeje. Askush brenda në komunitetin tonë duhet të jetojë me frikën prej një grupi njerëzish që përmes këtij veprimi nuk kanë ofruar asgjë tjetër përveç saj”.
Komuniteti mysliman është më i shumtë në pjesën veriore të vendit, por është e integruar plotësisht dhe është duke kontribuar shumë në shoqërinë irlandeze. Autoritetet iu kanë bërë thirrje qytetarëve se nëse shohin skena agresiviteti të mëtejshëm, të denoncojnë.