Uashington, 8 janar – Pasi SHBA-ja të premten e vrau gjeneralin iranian Kasëm Sulejmani , Parlamenti irakian dy ditë më vonë votoi rezolutë me të cilën kërkon tërheqje të të gjithë trupave të huaj nga territori i tij.
Në Irak janë të sistemuar 6.000 ushtarë amerikanë nëpër tërë vendit, duke përfshirë edhe në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, si dhe në bazën ajrore Al Asad.
“Uashington post” njoftoi se në cilat vende të Lindjes së Afërt ka ushtarë të stacionuar amerikanë.
Numri më i madh i ushtarëve amerikanë janë të sistemuar në Afganistan – 14.000.
Derisa baza më e madhe amerikane është në Katar, ku janë të sistemuar rreth 13.000 ushtarë. Baza është e locuar në jugperëndim të Dohas. Baza ajrore ishte kyçe për luftën kundër SHI-së.
Në bazë është stacionuar edhe Qendra për operacione të kombinuara ajrore, e obliguar për koordinimin e forcave ajrore amerikane dhe të koalicionit në mbarë Lindjen e Afërt, veçanërsiht hapësira ajrore mbi Irak, Siri dhe Afganistan.
Ndërsa në Kuvajt janë të stacionuar gjithashtu 13.000 ushtarë amerikanë.
Në Bahrein është vendosur Mbështetja e aktiviteteve detare dhe Flota e pestë, si dhe baza ajrore Isa. Në vend janë të pranishëm rreth 7.000 ushtarë amerikanë.
Në Emiratet e Bashkuara Arabe janë të stacionuar 5.000 ushtarë amerikanë në afërsi të Ngushticës së Ormutit.
Në Jordani dhe në Arabinë Saudite ka të stacionuar nga 3.000 ushtarë amerikanë. Nga baza ajrore në EBA janë ndërmarrë operacione kundër SHI-së. Ndërsa Arabia Saudite dhe Irani janë rivalë rajonalë shumëvjeçarë, të cilët janë të involvuar në konfliktin në Jemen.
Ndërsa në bazën ushtarake turke Inxhirlik janë të stacionuar 2.500 ushtarë amerikanë. Në Siri ka rreth 800. Kjo është për shkak të vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp kur në tetor të vitit të kaluar urdhëroi tërheqjen e trupave amerikanë nga Siria.
Më shumë ushtarë amerikanë ka në Oman – 606. Ata janë të sistemuar në vend pasi në muajin mars të vitit të kaluar Muskat dhe Uashingtoni nënshkruan marrëveshje për shfrytëzimin e aeroporteve dhe porteve në Oman, vend i cili gjendet në afërsi të Ngushticës së Ormutit.(koha.mk)