Mark Zuckerberg, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebook-ut, ka një pasuri prej 74 miliardë dollarësh. Ai është personi i pestë më i pasur në botë, dhe sipas Billionaires Index, duket që nuk ka ndonjë shije për luks, kur vjen puna për vetura ,rroba dhe udhëtime. Sidoqoftë, edhe Zuckerberg di të shpenzojë nganjëherë, sidomos në patundshmëri. Më 2011 ai kishte blerë një shtëpi në Palo Alto për 7 milionë dollarë, Si anëtar i Giving Pledge dhe bashkëthemelues i Chan Zuckerberg Initiative, ai ka dedikuar shumë nga pasuria e tij për kauzat bamirëse. Ndërkaq vitin tjetër, ai kishte filluar t’i blejë pronat rreth shtëpisë së tij, duke shpenzuar 30 milionë për t’i blerë katër shtëpi të cilat planifikon që t’i rindërtojë. Më 2014, ai kishte shpenzuar 100 milionë dollarë në dy prona në ishullin Kauai, një plantacion impozant, të cilin ai tha se e bleu pasi që ai dhe gruaja e tij janë të dedikuar në ruajtjen e bukurive natyrore. Megjithatë, shpenzimi më i madh që Zuckerberg bën është bamirësia.