Kur e shikon këtë video, me të vërtetë ngre dyshimin: ku e kishte mendjen portieri i New York City, çfarë ishte duke menduar në atë moment fatal, që e bëri “viral” në krejt globin? Te loja dhe topi, që po i pasohej në këmbë, me siguri jo, ndryshe nuk do të bënte një gafë të tillë, duke pësuar “autogolin e shekullit”. I pabesueshëm kontroll i dobët i topit dhe vetëmbrojtja në këtë rast.