Festat po afrojnë ndërsa shumica e njerëzve tashmë po bëjnë pregaditjet e fundit për të pritur ndërimin e motmoteve. Dikush në shtëpi e disa duke punuar, mirëpo në mendje akoma qëndron ajo dëshirë për të festuar pranë gjirit familjarë. InfraRed dhe gazeta KOHA ju sjellë rrëfimet e personazheve të njohur për mënyrën se si do të festojnë personazhet e njohur shqiptarë dhe mesazhet që japin ato për vitin që vjen.
Vilma Kërçiku Hoxha – gazetare
Preferoj shpesh që festat e fundvitit t’i festoj jashtë vendit, kjo pasi jam shumë e dhënë pas udhëtimeve dhe më pëlqen të shoh atmosfera të ndryshme festive në qytetet europiane. Mirëpo këtë vit mendoj se do e ‘thyej’ këtë rregull, pasi them të festoj me familjen time, me prindërit. Përgjatë ditëve të festava nuk i shpëtoj dot shpenzimeve, pasi atmosfera më përfshin dhe çfarë më sheh syri mi merr dora (qesh). Ah sigurisht do blej dhurata, si fillim për vajzën time Ajlën dhe për personat special për mua. Mesazhi: Të dhurojmë sa më shumë dashuri, energji dhe pozitivitet pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një jetë të bukur dhe të paqtë. Sidomos pas post tërmetit shkatrimtarë të 26 nëntorit në Shqipëri, do duhet ta vlerësojmë akoma dhe më shumë ccdo ditë që na fal Zoti dhe t’i jemi mirënjohës për gjithçka. Lutem që 2020 të jetë një vit i begatë për të gjithë shqiptarët anembanë, kudo që janë dhe jetojnë. Uroj shumë shëndet mbi të gjitha, suksese dhe sigurisht të ardhura, pasi dihet që tregojnë mirëqënie apo jo.
Meti Bërbatovci – këngëtar
Unë për momentin kam filluar të punoj një këngë të re baladë për nënën time të ndjerë, për Vit të Ri do të jem këtu se është viti i parë pa nënën dhe shumë të vështirë e kam, nuk e di ky vit ka qenë për mua shumë i vështirë sepse kam humb personin më të dashur të jetës time. Mesazhi: Jeto si me qenë dita e fundit e jetës dhe përfito në maksimum.
Shota Baraliu – këngëtare
Festat e fundvitit do i kaloj në Zvicër tek familja me 31 dhjetor si çdo herë, pastaj ditëve në vazhdim me shoqëri. Mesazhi: Të gjithë shqiptarëve ju uroj mbarësi e shëndet në 2020 e Zoti ju ruajt.
Kushtrim Dobra – këngëtar
Tash e disa vite po bëhet që festat e fundvitit nuk i pres me familje, shkaku se jam i angazhuar me koncerte në Gjermani. Mesazhi: Juve dhe gjithë lexuesve ju uroj festat e funvitit dhe dashtë Zoti që viti 2020 të sjellë të gjithë të mirat në familje.
Alban Sejdiu – këngëtar
Për festat e fundivitit zakoisht jemi në mbrëmje të ndryshme si në Kosovë, Maqedoni apo diasporë, ndrzshe për këto festa tash kam hap edhe një klub në Prishtinë që quhet BabClub poashtu edhe këtu do të kemi angazhimet tona si dhe organizimet për festat e fundvitit. Mesazhi: Uroj të gjithevë të kenë shëndet, gëzime dhe gjithë të mirat pranë familjeve të tyre, si dhe një falenderim për të gjithë ata që na besuan punën tonë të jemi pjesë e mbrëmjeve më të veçanta të tyre.
Elbasan Munishi – këngëtar
Pjesërisht festat e fundviti i kaloj në prani të mbështetësve të këngës time, gjë që sigurisht i mungoj familjes time të shenjtë, por sakrifica për publikun tim është që unë të jem aty ku publiku më pret! Kryesisht do merem me art frymzimi im është publiku tani më është gati projetki i fundvitit. Mesazhi: Ndërsa mesazhi im pa diskutim mbetet të duam më shumë njëri tjetrin, uroj që çdo shqiptarë anë e kënd botës të ketë në rradhë të parë shëndet të plotë, mbarësi dhe shkollim të denjë.
Lumnije Menxhiqi – këngëtare
Festave të fundvitit i gëzohem si një fëmijë dhe i pres me padurim! Me pëlqen atmosfera e krijuar, dritat ngjyrat që stoliset krejt qyteti dhe merr një pamje të ngrohtë e të mahnitshme! Natën e Krishtlindjeve kemi 32 vjetorin e martesës dhe do ta festojmë në Paris. Ndërsa Vitin e Ri do e festojme në shtëpi me burrin dhe fëmijët e mi në Belgjikë. Mesazhi: Nga zemra Ju uroj të gjithëve Vitin e Ri 2020 duke ju dëshiruar se pari shëndet, fat dhe mbarësi në jetë ! Qofshi të bekuar me gjithçka që dëshironi në jetë.
Valton Krasniqi – këngëtar
Për festat do te qëndroj nëpër Alpet e Zvicrës St Moritz ku do jem me vajzën time dhe besoj do kalojmë në qetësi kurse nga 1 Janar do jem aktiv nëpër koncerte në Zvicër – Gjermani. Mesazhi: Uroj që Viti i Ri të të jap forcën për të gjithë për të përballuar sfidat e jetës dhe kurajën për të qetësuar ujërat e për të pasur gjithçka nën kontroll në çdo hap që do të ndërmerrni! Është Vit i Ri, Urime gjithve shqiptarve në botë.
Arsim Salihaj – menaxher biznesmen
Për momentin jemi në festat e fundvitit sezoni është i ngarkuar me evente të ndryshme disa në diasporë dhe disa në Shqipëri. Mesazhi: Të jemi sa më afër me njëri tjetrin sa me harmoni dhe dashuri ti sjellim njëri tjetrit e kur ka nevojë për ndihmë se pasuria më e madhe është mirësjellja dhe dashuria ndaj njëri tjetrit, prandaj juve dhe gazeta Koha ju uroj të gjitha të mirat dhe punë të mbarë në të ardhmen.
Shtjefën Ujkaj – këngëtar
Njëherë dua që të uroj të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për festa të fundvitit. Shpresoj të ja kalojnë sa më mirë me familjarët e tyre, por jo vetëm. Unë personalisht për festa mendoj të jem jashtë vendit tim. Mesazhi: Shpresoj të jem në Shtetet e Bashkuara ku edhe festohet më së miri me mërgimtarët tanë! Nga zemra gëzuar vitin e ri 2020, qoftë vit i mbarë dhe i begatë!
Bardhë Gega – këngëtare
Po festat e fund vitit do i kaloj në Iitali mbasi aty jetoj, kemi një concert më datë 21 dhjetor ku do shkojnë për bamirësi dhe me datë 1 janar 2020 do jem në një koncert tjetër po në Itali.
Mesazhi: Zoti na provoi ta njohim njëri tjetrin në kohë të vështira, provuam një mësim të madh, jeta është dhuratë duhet ta çmojmë çdo ditë që kalon si të jetë e fundit, ta duam dhe ta pranojmë njëri tjetrin me të këqijat dhe të mirat. Zoti e ruajtë kombin shqiptarë.
Valon Suma – këngëtar
Për festat e fundvitit ende nuk kam vendosur se ku do ti kaloj, mirëpo si zakonisht do të jem i angazhuar me punë. Ndonjëherë edhe unë deshiroj të festoj me më të afërmit e mi në ambient shtëpiak, mirëpo kjo kohë e vitit është “sezon” për mua si këngëtarë. Mesazhi: Ju uroj një vit të mbarë, të suksesshëm dhe përplot momente gëzimi me më të dashurit.
Ervin Kurti – gazetar
Festat e fundvitit më japin shumë trishtim. Do t’i kaloj me familjen time dhe disa miq. Deri me datë 29 dhjetor do je i mbytur në punë mandej do pushoj disi. Mesazhi: Në 2020 uroj që njerëzit mos të harrojnë të ndjejnë shijen e lumturisë!