Kthimi në peshë normale pas lindjes është dëshirë e secilës grua.
Ekspertët thonë që ashtu sic ju kanë dashur nëntë muaj për të shtuar peshë, edhe për të humbur duhen disa muaj apo edhe më tepër.
Nëse nuk po humbisni peshë aq shpejt sa ju dëshironi apo shihni se nuk ka ndryshim në peshën tuaj përkundër që po mundoheni këta janë disa faktorë që mund të jenë duke ndikuar në këtë përpjekje tuajën.
Ju keni peshuar shumë para dhe gjatë shtatzanisë.
Më shumë se 50 përqind të femrave janë mbipeshë apo përballen me obezitet kur mbesin shtatzënë, dhe vetëm një e treta e tyre shtojnë peshën e rekomanduar gjatë shtatzanisë sipas Qendrës të kontrollit të sëmundjeve dhe parandalimit.
Nëse mbetni shtatzënë kur keni mbipeshë apo nëse fitoni më shumë peshë se që duhet shtatë periduhës kur jeni shtatzënë mund të jetë më problem të humbni peshë. Madje sipas një analize në revistën Nutrition Revierës gratë që shtojnë peshë më tepër se është e paraparë gjatë shtatzanisë kanë shumë gjasa të mbajnë këtë peshë deri në 15 vite pas lindjes.
Një tjetër faktor është gjumi.
Gjumi bëhet më i vështirë me një të porsalindur, por kur keni munges të gjumit, hormone që ndikojnë në apetit janë të palanacuara.
Kjo mund të ndikojë natyrisht në peshën tuaj.
Nuk keni durimin e duhur.
Duke parë femra të njohura, që kthehen në formë dy javë pas lindjes tek shumë gra që sapo kanë lindur bën që të humbasin durimin me kohën e kthimit të peshës së tyre normale.
Koha e humbjes së peshës dallon tek secila grua dhe zakonisht duhen 6 muaj e më tepër.
Një tjetër arsyje përse mund të keni problem për të humbur peshë është mos ngrënja e rregullt e shujtave.
Sado që për një nënë të re është e vështirë të mbajë një kohë të caktuar për shujtat, është shumë me rëndësi që ato të jenë të rregullta.
Disa arsyeje të tjera mund të jenë që jeni duke ushtruar më tepër së që trupit tuaj i duhet, mund të keni problem me tiroidet, po konsumoni ushqimet e gabuara, ngrënja e gjërave gjatë natës e ndikim të madhë mund të ketë edhe crregullimet emocionale që shpesh ju shtyejnë të hani më tepër se që keni nevojë.