Edhe një sukses i regjisorit Kastriot Abdyli
Shkup, 23 maj – Filmi KTHIMI (THE RETURN) i Kastriot Abdylit, pas disa paraqitjeve që pati në arenën ndërkombëtare, do të prezantohet edhe në edicionin e 28th International Film Festival Innsbruck, i cili mbahet nga data 28 maj deri më 2 qeshor, 2019, njofton Koha.mk
Filmi do të shfaqet me datë 29 maj në ora 17:50 në qytetin e Innsbruck të Austrisë dhe kjo paraqet mundësi të mirë edhe për komunitetin shqiptar në këto dy qytete që ta shikojnë këtë film, i cili për nga tematika është shumë i afërt me përditshmërinë e mërgimtarëve. .
Filmin “Kthimi” trajton migrimin si fenomen te shqiptarët, si dhe kontarditat që sjell integrimi dhe globalizimi në traditat e familjeve shqiptare. Për rrjedhojë në këto konstelacione civilizuese e kulturologjike vendoset edhe kodi etik i shqiptarëve – besa, si një koordinatë etno-psikologjike që përshkon gjithë fabulën e filmit.
Regjisor dhe skenarist i filmit ”Kthimi” është Kastriot Abdylit, bashkëskenarist Isa Qosja, drejtor fotografie Vlatko Samoilovski, montazhier Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, kostumografia Izet Curri, skenografia Zeni Ballazhi.
Në kastën e auktorëve janë angazhuar emra të shquar nga mbarë hapësira shqiptare: Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qoraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi , Teuta Ajdini ,Hamdi Rashiti ,Muqbajadin Qamili,Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall.
Filmi Kthimi ështëbashkë prodhim i Agjensisë së Filmit të Maqedonisë dhe Qendrës Kinomatografike të Kosovës, realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë. (koha.mk)