Asamoah do të mungojë kundër Bolognas, por është rikthyer Stefano Sensi. Stefano Sensi ka lënë lëndimin prapa. Mesfushori që pëlqehet shumë nga Antonio Conte, ka udhëtuar me skuadrën për ndeshjen e sotme që Interi do ta zhvillojë me Bolognan.
Ndërsa, mbrojtësi i majtë, Kwadwo Asamoah mund të mos luajë pasi Conte po mendon ta pushojë për ndeshjen e së martës në Champions League kundër Borussia Dortmund. Ai ka probleme të vazhdueshme me gju që nga sezoni 2014/15 dhe për këtë Conte po e pushon kohë pas kohe.Cristiano Biraghi do ta zëvendësojë 30-vjeçarin në krahun e majtë të mbrojtjes, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.