Një ikonë (ilustrim ) e vjedhur e shekullit të 14-të të një shenjtori katolik u kthye të premten në Itali, ku do të vendoset në një muze, thanë zyrtarët doganorë të SHBA-së. Ngjyrë, tempera dhe ilustrimi i artë i Saint Lucy kishte kaluar dekada në Muzeun e Artit në Cleveland të SHBA-ve, e cila e bleu atë në mirëbesim në vitin 1952, tha Agjencia e Emigracionit dhe Doganave, ku ndër të tjera u tha se objekti u dorëzua me një ceremoni në Ambasadën italiane, transmeton Koha.net. Pas një hetim dyvjeçar u tha se ikona, një fletë e librit, ishte vjedhur dhe muzeu e dorëzoi atë tek autoritetet e SHBA-ve, pasi muajin e kaluar një tjetër fletë e vjedhur nga i njëjti libër u shfaq në tregun zviceran. Kjo fletë gjithashtu u kthye në Itali. Fleta , e cila kishte përmasa rreth 17.4 inç (44.3 cm) me 13.9 inç (35.2 cm), është marrë nga një faqe në një lloj libri himnesh fetare, krijuar rreth vitit 1340. I njohur si Codex D, dorëshkrimi i plotë është në një muze në Castelfiorentino, pranë Firences. Agjencia doganore nuk tha se si apo kur kjo ikonë ishte vjedhur.