Shkup, 18 maj – Gjatë javës së 19 të vitit 2018 në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 35 raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar ka një rritje të numrit të të sëmurëve, njofton Koha, pas informatave të marra nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).
Krahasuar me sezonin e kaluar ka një rritje të numrit të të sëmurëve për 67%.
Sipas moshës, gjatë javës së nëntëmbëdhjetë numri më i madh i të sëmurëve– 16 janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë prej 11.2/100.000 banorë tek fëmijët 0-4 vjet ku janë raportuar 13 raste. Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (13) është raportuar në QSHP Shkup, ndërsa incidencë më e lartë është regjistruar në Gostivar.