Laura PAPRANIKU
Shkup, 27 mars – Krahas autonomisë universitare dhe lirisë akademike, e cila synohet t’ju kthehet universitete dhe institucioneve tjera të arsimit të lartë, propozim-ligi i cili është në fazën e debatit parlamentar pritet të kthejë në universitete asistentët dhe demonstratorët, shkruan gazeta KOHA. Ndërkaq, asistentë doktorantë, të cilët me ndryshimet që pësoi Ligji aktual në vitin 2010 u sajuan si vend pune në kuadër të kategorisë së të punësuarve me marrëdhënie të rregullt pune, do të vijojnë të mbajnë të njëjtat vende të punës deri vitin 2020.
Konkretisht, deri në datën 15 shtator 2020, kjo kategori e të punësuarve në universitete duhet të ketë përmbyllur fazën e karrierës akademike, respektivisht të kenë fituar titujt doktor i shkencave që të mund të konkurrojnë për punësimin në vendet e punës profesor. Në të kundërtën, do t’ju nënshtrohen të njëjtave kritere që do të vlejnë për punësimin e asistentëve pasi propozim-ligji për arsim të lartë të jetë miratuar në Parlament, respektivisht pasi i njëjti të ketë dalë në Gazelën Zyrtare.
Prej momentit kur Ligji do të hyn fuqi, punën e asistentëve do ta bëjnë kuadrot të cilët do të zgjidhen për këtë punë nga këshillat shkencore-mësimore të fakulteteve dhe jo me Konkurs për punësimin e asistentëve doktorantë sikurse ndodhte viteve të fundit. Ligji i ri i arsimit të lartë përfundimisht kthen në universitete titullin e asistentit.
“Në fakultete titull bashkëpunëtori është asistenti”, thuhet në nenin 162 të këtij propozim ligji, ndërsa një nen më poshtë për demonstratorët thuhet “fakulteti, respektivisht shkolla e lartë profesionale mund të zgjedh demonstratorë që ndihmojnë në procesin edukative-arsimor në ciklin e parë të studimeve”. Të njëjtët, sikurse sqaron nenin 163 mund të jenë studentë të ciklit të dytë apo të tretë, ndërsa që të punojnë si demonstratorë duhet të mos kenë notë mesatare më të ulët se 8.00. Veprimtari në nivelin e arsimit të lartë siç sqarohet në nenin 161 mund të kryejnë vetëm personi që është zgjedhur nga këshillat shkencore-mësimore, profesionale-mësimore ose me titullin e bashkëpunëtorëve, në kohën për të cilën është zgjedhur. Kjo mesatare është kusht për marrjen e gjithë titujve tjerë akademik në universitet, respektivisht për vazhdimin e karrierës së mëtutjeshme në universitet.
Kështu për marrjen e titullit docen kandidatë duhet të kenë minimumi mesatare të notës 8.00 si në ciklin e parë ashtu edhe në ciklin e dytë të studimeve si dhe të ketë arritur shkallën shkencore të doktorit për fashën në të cilën zgjidhet docent. Për titullin profesor i jashtëm (inordinar apo i asoscuar) përveç se duhet të ketë qenë paraprakisht i zgjedhur docent dhe të ketë pa diskutim notën mesatare në të gjitha shkallët e studimeve jo më të ulet se tete dhe të jetë njohës i të paktën një gjuhe të jashtme duhet të ketë publikuar të paktën pesë recensione në revista preferenciale shkencore.
Për titullin profesor i rregullt (ordinar) numri i recensioneve të publikuar duhet të jetë minimumi gjashtë, ndërsa kandidati duhet të ketë të publikuar edhe recension për fjalor, monografi, praktikum apo përmbledhje detyrash nga sfera shkencore përkatëse.
Me gjithë disa ndryshime që ka pësuar varianti i parë i propozim-ligjit të arsim të lartë i cili ishte në debat publik deri para një jave, varianti që i është paraqitur Parlamentit nuk ka lëvizur nga çështjet fundamentale për të cilat u iniciua.
Rektorët, do të humbin pushtetit e deritanishëm, pasi jo vetëm që është shkurtuar në tre vjet mandati por edhe sepse ai duhet ti raportojë çdo vit Senatit për punën që ka bërë dhe të paraqet planin e punës për vitin pasardhës. Nëse Senati nuk e miraton Programin e punës, rektori shkarkohet dhe caktohet ushtrues i detyrës njëri prej prorektorëve në afat prej gjashtë muajsh. Dekanët e fakulteteve gjithashtu nuk do të caktohen më prej rektorit por prej Këshillit shkencor mësimor të fakultetit përkatës.
Ndryshimet nuk kanë prekur as pjesën e Propozim-ligji për formimin e Këshillin Nacional si dhe për formimin e Agjencisë së Kualitetit të cilat duhet të formohen një vit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Varianti për ndarjen e Këshillit për Akreditim dhe Evaulim në dy subjekte të veçanta është gjithashtu ajo që do të bëjë dallimin mes ligjit të vjetër dhe ligjit të ri. Çështja e përdorimit të gjuhëve mbetet çuditërisht e pandryshuar edhe më tej. (koha.mk)