Diego Godin ishte një nga afrimet më të rëndësishme të Interit për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi, i cili mbërriti me parametër zero nga Atletiko e Madridit, gjithsesi u ndal nga një tërheqje e gradës së parë, në stërvitjen e një jave më parë dhe diagnoza konfirmoi një tkurrje të muskujve të pasmë, të kofshës së majtë.
Por uruguaiani, me anë të një postimi të djeshëm, ka treguar se pritet të rikthehet edhe më shpejt në fushë: “Po stërvitem çdo ditë e më shumë, në mënyrë që të jem edhe më shpejt në fushë, sesa ishte parashikuar. Më duhet të rikuperohem jo vetëm nga shqetësimi muskulor, por dua që të kap sa më shpejt edhe formën time më të mirë fizike për të qenë në dispozicion të Interit”.