Shkup, 5 maj – Konfederata e sindikatave të lira (KSL) sot në kongres e zgjedh udhëheqësinë e re, ndërsa kandidati i vetëm për kryetar është kryetari i deritanishëm Bllagoja Ralpovski.
“Si duket janë të kënaqur nga ajo që ka ndodhur në vitet e fundit. Mendoj se sindikatën e kemi ngritur në një nivel më të lartë dhe dëshmuam se organizimi sindikal nuk është i vdekur, por përkundrazi e ringjallëm dhe punëtorët gjithnjë e më shumë besojnë në sindikatë”, deklaroi Rallpovski para fillimit të Kongresit të 5-të.
Ajo që mbetet sfidë për udhëheqësinë e re të re të sindikatës do të jetë dëmshpërblimi i pronës sindikale, lufta për respektimin e ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive dhe zgjidhje e kontesteve gjyqësore për marrëdhëniet e punës në afat të arsyeshëm.
Kryetari i KSL-së zgjidhet në kongres dhe ka mandat prej pesë viteve me mundësi për rizgjedhje.