Shkup, 29 nëntor – Konfederata e sindikatave të lira nuk pajtohet me rritjen e pagave në administratën publike nga shtatori i vitit të ardhshëm, dhe kërkon që ajo të ndodh në janar. Për ata është e papranueshme edhe rritja e pagave për pesë për qind, siç është paraparë në Propozim-buxhetin për vitin 2019.
Paralajmërojnë protesta që do të fillojnë në Prilep më 15 dhjetor, ndërsa do të mbarojnë me një protestë qendrore në Shkup. Nuk e përjashtojnë mundësinë për një grevë të përgjithshme të administratës publike.
“Nuk pajtohemi me rritjen e pagave nga shtatori dhe kërkojmë që kjo rritje të filloj nga janari i vitit 2019 dhe nuk pajtohemi me përqindjen e paraparë në Propozim-buxhetin prej pesë për qind. Nuk pajtohemi sepse vitin e kaluar kishte rritje të pagës minimale dhe sipas ligjeve në Maqedoni duhej të bëhej harmonizimi i marrëveshjeve kolektive. E gjithë ajo çon në largimin e kuadrove profesional nga administrata publike”, tha kryetari i KSL-së Blagoja Ralpovski në pres konferencën e sotme.
KSL nuk pajtohet edhe me transferimin e paralajmëruar të punonjësve në sektorin publik dhe privat dhe konsideron se paratë të cilat duhet të sigurohen për këtë transferim mund të përdoren për rikualifikimin e nëpunësve publik.
Nga KSL kërkojnë edhe pagesë të K-15 në sektorin publik që tani është e obligueshme edhe për sektorin privat.