Shkup, 17 qershor – Konfederata e Sindikatave të lira (KSL) sot ka informuar se ka dërguar letër deri te Qeveria në të cilën paralajmërojnë se do të ndërmarrin aktivitete më radikale përderisa në afatin e mundshëm më të shkurtër nuk gjejnë zgjidhje konkrete për kërkesat e tyre.
Para dhjetë ditëve, KSL organizoi protestë para Qeverisë me kërkesë të bëhet harmonizimi i pagave me rritjen e pagës minimale dhe pagesa e K-15 në sektorin publik. Sindikata nuk u pajtua edhe me transfer të të punësuarve nga sektori publik në atë privat, transmeton KOHA.
KSL në kumtesën e sotme dërguar opinionit akuzon se përballet edhe me probleme gjatë mbledhjes së listave për anëtarët e tyre me të cilat duhet ta dëshmojë përfaqësimin e tyre.
Nga KSL paralajmërojnë se për këtë do ta njoftojnë Konfederatën Evropiane të Sindikatave (ETUK) Konfederatën Ndërkombëtare të Sindikatave (ITUK) dhe Organizatën Ndërkombëtare të Punëd (ONP).