KSI nuk vendos masa të reja kufizuese, situata është stabile

Shkup, 6 korrik – Maqedonia e Veriut është në fazën e transmetimit të gjerë të koronavirusit, mirëpo me kapacitete adekuate për reagim, ndaj në këto kushte Komisioni për Sëmundje Infektive nuk rekomandon vendosjen e masave të reja kufizuese dhe apelon qytetarët që të sillen në mënyrë të duhur dhe të respektojnë masat aktuale.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit, u theksua se javën e kaluar është vërejtur një rritje e lehtë e numrit të rasteve të reja për 8,5, por nuk është fakt shqetësues.

KSI apelon qytetarët që kanë simptoma apo dyshojnë se janë pozitivë për koronavirusin të sillen me përgjegjësi dhe të shmangin kontaktet e afërta me persona të tjerë dhe të qëndrojnë në dhoma të mbyllura pa maska dhe me ajrosje të vazhdueshme.

Advertisements

“Rekomandimi mbetet për të gjithë qytetarët dhe veçanërisht për qytetarët që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut për ecuri më të rëndë të sëmundjes, t’u përmbahen të gjitha masave të konfirmuara epidemiologjike për mbrojtjen nga infeksioni, si larja e shpeshtë dhe e plotë ose dezinfektimi i duarve, shmangia turma dhe qëndrimi në dhoma të mbyllura dhe pa ajrosje dhe mbajtja e maskave mbrojtëse, si dhe respektimi i rekomandimeve për vaksinimin kundër Covid-19”, apelon Komisioni.

Gjatë ditës së djeshme, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, janë kryer 1570 analiza dhe janë regjistruar 739 raste të reja me Covid-19, nga të cilat 153 janë riinfeksion.

Shkupi mbetet qyteti me numrin më të madh të rasteve aktive – 1700.

Vaksinimi për dozën e katërt kundër koronavirusit, të cilin mund ta marrin personat mbi 18 vjeç, të cilët kanë marrë tre doza të vaksinës kundër Covid-19, është në vazhdim.