KSHZ: Votimi po realizohet qetë dhe pa kurrfarë problemesh

26

Shkup, 14 korrik – Votimi në 17 shtëpi të pleqve përgjatë shtetit por realizohet shkëlqyeshëm dhe pa kurrfarë problemesh, informoi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Oliver Derkovski, gjatë vizitës në vendvotimin në Shtëpinë e të moshuarve në Katllanovë.

Sot votojnë edhe të sëmurët dhe të pafuqishmit dhe njerëzit të cilët gjenden në Institucionet ndëshkuese-korrigjuese, që domethënë se gjithsej janë diku 11 mijë persona që do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

“Deri në mesditë, deri në këtë moment nuk kemi denoncime për kurrfarë incidentesh dhe dita po zhvillohet me të vërtetë qetë që jashtëzakonisht më gëzon sepse dukshëm po rritet vetëdija qytetare te qytetarët tanë për të drejtën dhe obligimin e tyre që të dalin në zgjedhje dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Shpresoj se deri në fund të ditës nuk do të ketë kurrfarë problemesh dhe se kjo ditë do të përfundojë jashtëzakonisht qetë dhe në kushte të krizës së pandemisë KOVID-19 ku ishte shumë rëndë që të bëhen përpjekje maksimale që të organizohet ky proces, por ja në fund e shihni se me të vërtetë realizohet mirë”, deklaroi Derkovski.

Votimi në shtëpitë e pleqve po zhvillohet në vendin tonë, me çka më të moshuarit për herë të parë zyrtarisht kanë të drejtë ta realizojnë të drejtën e tyre të votës aty ku janë të vendosur.

“Me të vërtetë më vjen mirë që mora pjesë në këtë ngjarje sepse është organizuar shumë mirë. Në 17 shtëpi për të moshuar përgjatë shtetit tonë po zhvillohet ky votim dhe deri më tani kemi informacion se po zhvillohet shkëlqyeshëm pa kurrfarë problemesh”, deklaroi Derkovski.

Comments are closed.