Me rastin e ditës globale të zgjedhjeve, e cila mbahet secilën të enjte të parë në shkurt, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve realizoi takim pune me përfaqësues nga Asociacioni qytetar Most. Takimi, siç kumtoi KSHZ-ja, ka qenë në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimit, mes KSHZ-së dhe MOST-it, ndërsa në të cilën Asociacion qytetar MOST, KSHZ-së ia ka dorëzuar në shfrytëzim databazën e vendimeve dhe aktvendimeve për parashtresa dhe padi për zgjedhjet, paraprakisht të përgatitura nga ana e MOST. Databaza është përpiluar në formë të ueb faqes (http://izbornapravda.mk) e cila i përfshinë vet vendimet dhe aktvendimet në formë të dokumentit në format pdf. si dhe të dhënat themelore për të njëjtat, si për shembull ciklin zgjedhor, llojin e parashtresës, vendvotimin, vendimin për parashtresën etj. Pas këtyre kritereve databaza mund edhe të kërkohet. Databaza është e gatshme si pjesë nga projekti “Udhërrëfyes drejt zgjedhjeve të lira dhe korrekte” i zbatuar nga Asociacioni qytetar MOST, ndërsa financiarisht i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë të Holandës në Republikën e Maqedonisë, Ambasada Britanike në Shkup, Instituti Kombëtar Demokratik (IKD) dhe Fondi Kombëtar për Demokraci (FKD).