Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni nga blloku i partive politike shqiptare BDI-ja ka fituar 10 mandate, Lëvizja Besa 5, Aleanca për Shqiptarët tre ndërsa PDSH-ja dy mandate. Ndërsa nga blloku politik maqedonas VMRO-DPMNE-ja ka fituar 51 mandate dhe LSDM-ja ka fituar 49 mandate.
Siç njoftoi kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Çiçakovski në pres konferencën e sotme në njësinë zgjedhore 1 LSDM-ja fitoi dhjetë mandate, VMRO-DPMNE-ja tetë, ndërsa BDI dhe Lëvizja BESA nga 1 mandat.
Në NJZ2 VMRO-DPMNE fitoi 9 mandate, LSDM tetë, BDI dy dhe Lëvizja Besa një mandat. Në NJZ3 VMRO-DPMNE fitoi 11 mandate, ndërsa LSDM-ja 9.
Në NJZ4 edhe LSDM edhe VMRO-DPMNE kanë fituar nga dhjetë mandate, në NJZ5 edhe LSDM-ja edhe VMRO-DPMNE-ja kanë nga nëntë mandate. Nga 1 mandat fitoi Aleanca për Shqiptarët dhe BDI-ja.
Në NJZ 6 BDI ka gjashtë mandate, VMRO-DPMNE ka katër mandate, LSDM dhe Lëvizja Besa nga tre, ndërsa Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH-ja nga dy mandate.