Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se më së voni deri më 11 gusht të vitit 2017 t gjithë radiodifuzerët, mediat e shtypura dhe mediat elektronike (internet portalet) janë të detyruar t’i konfirmojnë çmimet për reklamim të paguar politik të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, në pajtueshmëri me Kodin zgjedhor i cili për këtë ka afat të caktuar prej pesë ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve.
“Në afat prej pesë ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, më së voni deri më 11 gusht të vitit 2017, mediat e shtypura dhe mediat elektronike (internet portalet) janë të detyruar t’i dorëzojnë deri te Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve, Enti shtetëror për revizion dhe Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit, ndërsa radiodifuzerët t’i dorëzojnë deri te Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Enti shtetëror për revizion dhe Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit”, njofotn KSHZ.
Në periudhën nga konfirmimi i çmimeve deri në fillim të fushatës zgjedhore, radiodifuzerët, mediat e shtypura dhe mediat elektronike (internet portalet) janë të detyruar që më së paku dy herë publikisht t’i publikojnë çmimet e programeve të tyre, gjegjësisht në edicionet e tyre, edhe atë në periudhë nga 11 gushti e deri më 25 shtator të vitit 2017.
“Në pajtueshmëri me Kodin zgjedhor, çmimet e konfirmuara nuk guxojnë të ndryshohen gjatë fushatës zgjedhore”, njoftojnë nga KSHZ-ja.