KSHZ: Pjesëmarrje më të madhe ka në Pragë, jehonë më të ulët në Stamboll

Shkup, 20 prill – Pjesëmarrje më të madhe në zgjedhjet presidenciale në Përfaqësitë Diplomatike- Konsullore (PDK) në Evropë ka aktualisht në Pragë, 23.4 për qind dhe më të ulët në Stamboll, 3.57 për qind, tha zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Ljupka Guguçeska.

Siç tha Guguçeska në konferencën e parë për shtyp mbi zgjedhjet, votimi po zhvillohet pa probleme. Pjesëmarrja në PDK-të në Budapest është 18.75 për qind, në Bruksel 18.37, në Zagreb 16.67 … Pjesëmarrja në PDK-të nga ora 18:30 në Kanberrë është 38 për qind, ndërsa në Melburn 57.58 për qind. Vendet e votimit në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada do të hapen në orën 19:00.

Gjithsej 3,150 vëzhgues vendas dhe 419 vëzhgues të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj po ndjekin votimin për zgjedhjet presidenciale në vend, tha Guguçevka dhe kujtoi se 1,808,131 qytetarë kishin të drejtën e votës dhe 1,778 votues u aplikuan në 32 përfaqësi diplomatike dhe konsullore.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, zëdhënësja e KSHZ-së informon se votimi i sotëm në burgje po zhvillohet pa pengesa dhe deri në orën 10 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 22 për qind e votuesve.

“Në 13 Institucione Ndëshkuese Përmirësuese, 1.640 persona kanë të drejtë të votojnë. Të gjitha vendet janë të hapura në kohë dhe votimi zhvillohet pa asnjë problem”, tha Guguçeska.

Për herë të parë në zgjedhjet presidenciale është votuar në dy azile pleqsh, ku 71 persona kanë të drejtë të shprehin mbështetjen e tyre në këto zgjedhje.

Është gjithashtu një risi që për qytetarët me dëgjim të dëmtuar, KSHZ-ja ka hapur numrin e telefonit 076 / 488-360, ku përmes një video -telefonate do të përgjigjet çdo pyetje.

“I kujtoj qytetarët se në numrin 0800 555 444 do të jenë në gjendje të bëjnë pyetje në lidhje me votimin”, tha Guguçeska.

Konferencën e ardhshme për shtyp KSHZ-ja do ta mbajë në orën 20 dhe në të pritet që të njoftohen deri atëherë votat e grumbulluara nga diaspora në Evropë dhe në Australi si dhe votat në burgje.