KSHZ mban mbledhjen e parë me përbërje të re

32

Shkup, 25 janar – Partitë politike do të marrin rreth 170 milion denarë për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti. Kjo u miratua në mbledhjen e pare të përbërjes së re të KShZ-së të drejtuar nga kryetari i ri Dashtevski.

Njëherit u bë e ditur se mungojnë mjetet për të siguruar kushtet për votim me shenja të gishtërinjve, për çka nevojiten 300 milion denarë, të cilat do t’i kërkojnë nga Ministria e Financave.

Po ashtu nga KSHZ zotohen se do të punojnë në përmirësimin e softuerit për publikimin e të dhënave në ditën e zgjedhjeve.