Shkup, 15 maj – Të hënën do të futen në procedurë parlamentare ndryshimet e Kodit Zgjedhor që kanë të bëjnë për kthimin e përbërjes së vjetër të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në 7 anëtarë nga 9 sa ka aktualisht. Kjo pritet të jetë një zgjidhje e përkohshme deri në gjashtë muaj, ndërsa më pas do të hapet debate mes partive politike, përfshirë dhe ekspertë ndërkombëtar lidhur me përbërjen e KSHZ-së, shkruan gazeta KOHA.
Ky vendim ka ardhur pas një koordinimi që kanë pasur shefat e grupeve parlamentare, të katër partive më të mëdha politike: VMRO, LSDM, BDI dhe Lëvizja BESA.
“Kjo është një zgjidhje e përkohshme politike pas koordinimit që patën katër grupet parlamentare. Të hënën do të jetë në procedurë iniciativa e deputetëve për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, konkretisht dispozitat që kanë të bëjnë me përbërjen e KSHZ-së. Jemi marrë vesh që kryetari dhe dy anëtarë tjerë ti takojnë opozitës, ndërsa shumica ti takojë partive në pushtet”, tha Dragan Danev, shef i grupit parlamentar të VMRO-së. Në lidhje me pyetjen e gazetarëve se… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)