Dygjuhësia kësaj radhe nuk mungon. Komisioni Shtetëror Zgjedhor në materialin votues për referendumin, përveç gjuhës së parë zyrtare në Maqedoni, gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, ka përdorur dhe gjuhën shqipe, informon MEDIAL.
Kjo mund të vërehet në të gjitha vendvotimet, në mbarë shtetin. Bëhet fjalë për fletushkat e vendosura para çdo vendvotimi, në të cilat është përshkruar procesi i votimit, përkatësisht se si duhet të veprojë një qytetar gjatë votimit të sotëm./medial