KSHZ: Jehona e votuesve deri në orën 15:00 është 22.5%

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 15:00, kanë votuar 22.5% e votuesve me të drejtë vote ose e përkthyer në numra 334 mijë qytetarë. Të drejtën për të votuar në referendum e kanë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore. KSHZ njofton se konferencë e ardhshme për shtyp do ta mbajë në orën 17:30.