Shkup, 5 maj – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), ka bërë të ditur se deri në ora 17:00, jehona e votuesve ka arritur në 38.23 për qind, informon Koha.mk
Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski theksoi se procesi zgjedhor ka qenë i rregullt dhe se nuk janë regjistruar incidente të theksuara që do të ndikonin në procesin zgjedhor. Nga KSHZ-ja shprehen optimist për arritjen e censusit. (koha.mk)