Shkup, 21 prill – Jehona e votimit në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri ora 13 është 20,45 për qind. Zëdhënësja e Komisionit shtetëror zgjedhor Lupka Guguçevska në konferencë për shtyp kumtoi se nga të dhënat e arritura nga 75,57 për qind të vendvotimeve, deri në ora 13 kanë votuar 284.942 votues.
“Në të gjitha vendvotimet nga fillimi në ora 7 deri ora 13 votimi është zhvilluar pandërprerë dhe pa probleme. Vetëm një vendvotim në Studeniçan 2344 nuk është hapur dhe aty sot votimi nuk do të mbahet”, tha Guguçevska.
Ajo informoi se në Ohër, Novosellë dhe Dibër, ku ka zgjedhje për kryetarë komunash, votimi po zhvillohet pandërprerë.
Në këto zgjedhje në 3.480 vendvotime në 80 komuna të drejtë vote kanë 1.808.131 votues.
Sot mbahet edhe zgjedhjet e parakohshme për kryetarë komunash në Ohër, Novosellë dhe Dibër dhe aty votimi po zhvillohet pandërprerë.