KSHZ: Jehona deri në orën 13 është 23,81 për qind

13

Shkup, 15 korrik – Deri në orën 13 jehona në zgjedhjet e parakohshme parlamentare është 23,81 për qind nga votat e përpunuara 3.368 vendvotimet në të cilat kanë votuar 432.026 qytetarë, bëri të ditur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në konferencën e sotme të pasdites.

Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani informoi se në Njësinë e parë zgjedhore jehona është 27,09 për qind, në Njësinë e dytë zgjedhore 21,64, në Njësinë e tretë zgjedhore 28,92, në të katërtën  27,45, në të pestën 23,11 dje në Njësinë e gjashtë zgjedhore 15,58.

Shabani theksoi se deri te KSHZ deri në këtë moment nuk kanë ardhur kurrfarë ankesash ose denoncime për parregullsi.

Jehonë më të madhe në Njësinë e parë zgjedhore ka në Karposh – 31,25 për qind dhe në Aerodrom  – 30,15 për qind.

Në Njësinë e dytë zgjedhore theksohet Makedonski Brod ku jehona është 35,04 për qind, si dhe komunat Gazi Babë  – 22,88 për qind dhe Gjorçe Petrov – 28,54 për qind.

Në Njësinë e tretë zgjedhore jehonë më të madhe është vërejtur në Kriva Pallankë  – 41,07 për qind, Probishtip  – 35,29, Pehçevë -33,02 dhe Berovë  – 32,49 për qind.

Në Njësinë e katërt zgjedhore jehonë më të madhe ka në Negotinë -33,42 për qind dhe në Prilep  – 32,47 për qind, përderisa në pesëshe jehona është më e madhe në Vevçan –  39,86, si dhe në Krushevë -37,84 dhe Manastir me 31,19 për qind.

Në Njësinë e gjashtë zgjedhore theksohet Tetova me  19,11 për qind dhe Komuna e Jegunovcës me 17,05 për qind.

Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 jehona deri në orën 13 ishte  34,37 për qind, gjegjësisht kanë votuar  601.230 votues, ndërsa në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar jehona ishte 20.52 ose kanë votuar 369.201 persona me të drejtë vote.

Konferenca e ardhshme e KSHZ-së është caktuar për në orën 15:30. 

Comments are closed.