Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore me qëllim të respektimit të afateve për zbatimin e zgjedhjeve, si dhe masat tekniko-organizative për parandalimin e parregullsive eventuale, kumtoi sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në pritje të zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen të dielën. Lupka Guguçevska e KSHZ-së në konferencë shtypi njoftoi se fletëvotimet dhe certifikatat e listës zgjedhore janë në fazën e përgatitjes për t’u shtypur dhe se do të dorëzohen në komisionet komunale zgjedhore në afatin e paraparë në Kodin Zgjedhor. “Për herë të parë në këto zgjedhje, certifikatat e listës zgjedhore do të përmbajnë edhe fotografi personale prej votuesve. Fotografitë janë në format si edhe letërnjoftimet apo dokumentet e udhëtimit të votuesve, ndërsa do të shërbejnë për identifikimin më të lehtë të votuesve, si dhe për eliminimin e keqpërdorimeve eventuale”, theksoi Guguçevska. Vëzhguesit vendor dhe të huaj të cilët dëshirojnë ta ndjekin procesin zgjedhor kanë afat deri nesër të dorëzojnë kërkesa për autorizim. Guguçevska theksoi se janë zbatuar trajnimet e komisioneve komunale zgjedhore nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ndërsa në vijim është zbatimi i trajnimeve për anëtarët e këshillave zgjedhorë në vend, ashtu edhe të këshillave zgjedhorë të cilët do ta zbatojnë votimin jashtë vendit. Nga KSHZ apelojnë komisionet komunale zgjedhore dhe këshillat zgjedhor të përmbahen prej çfarëdo aktiviteti partiak deri në përfundimin e procesit zgjedhor, ndërsa ju bëri thirrje të punësuarve në administratën publike gjatë orarit të punës të përmbahen prej aktiviteteve partiake dhe t’i paraqesin presionet eventuale prej eprorëve. “Apelojmë deri te të gjithë votuesit që të mos u nënshtrohen provokimeve ndaj personave të cilët eventualisht ofrojnë ryshfet, ndërsa të cilët në këtë mënyrë dëshirojnë ta keqpërdorin të drejtën e votimit të lirë, të pavarur dhe demokratik. Të gjithë votuesit të cilët në secilën fazë të procesit zgjedhor u është shkelur e drejta personale votuese, mund të shtrojnë ankesë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve në afat prej 24 orëve pas shkeljes së bërë. KSHZ obligohet pas çdo ankese prej votuesve të sjell vendim në afat prej 4 orëve pas pranimit”, theksoi Guguçevska. Nga fillimi i fushatës zgjedhore KSHZ ka hapur linjë telefonike falas për qytetarët – 0800 555 44 në të cilën mund t’i paraqesin parregullsitë eventuale, ndërsa të cilat lidhen me procesin zgjedhor.