KSHZ-ja e miratoi Rregulloren për mënyrën dhe procedurën për zgjidhjen e kundërshtimeve

Shkup, 4 shtator – Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme të tetë e miratoi procesverbalin nga seanca e shtatë, Rregulloren për mënyrën dhe procedurën për zgjidhjen e kundërshtimeve, Doracakun për edukimin e organeve zgjedhore dhe formularët për zbatimin e referendumit për vitin 2018.

KSHZ-ja i shqyrton edhe kërkesat për mospranimin e kryerjes së detyrës në këshillat zgjedhorë të cilët do ta zbatojnë votimin jashtë vendit, ndërsa në seancë është kryer edhe zgjedhje e rastësishme e anëtarëve të këshillave zgjedhorë të cilët do t’i zëvendësojnë dhe do ta zbatojnë votimin jashtë vendit.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski tha se Rregullorja për mënyrën dhe procedurën për zgjidhjen e kundërshtimeve është dokumenti i cili e rregullon mënyrën dhe procedurën për zgjidhjen e negociatave gjatë referendumit më 30 shtator. Theksoi se Rregullorja është në pajtim me Ligjin për referendumin dhe Kodin zgjedhor.

Janaqe Vitanovski anëtar i KSHZ-së tha se Rregullorja do të zbatohet vetëm për referendum.

Derkoski tha se Rregullorja do të shërbejë për edukimin e organeve të cilat duhet të zbatojnë referendumin dhe ato janë komisionet zgjedhore komunale dhe më tej edhe këshillat zgjedhorë.

Shtoi se pas miratimit të Doracakut do të kalohet drejt botimit të tij, pas çka do të vijojë trajnimi i komisioneve komunale zgjedhore i cili do të organizohet ditëve në vijim nga ana e KSHZ-së.

Vitanovski tha se do të ketë nga tre anëtarë të këshillave zgjedhorë dhe tre zëvendës, ndërsa paraprakisht ka pasur nga pesë anëtarë dhe pesë zëvendës. Shtoi se nga 10 shttaori deri më 20 shtator do të mbahet trajnim i komisioneve komunale zgjedhore, ndërsa nga 20 shtatori deri më 25 shtator do të mbahet trajnim i këshillave zgjedhorë nga ana e komisioneve zgjedhore komunale.

Sipas anëtarit të KSHZ-së, Boris Kondarko, të gjitha komisionet komunale zgjedhore kanë qasje serioze dhe i ndërmarrin të gjitha veprimet në këtë fazë të procesit.